Egnatia është përfshirë nga ndryshime të shumta në organikë dhe në infrastrukturë, me rrogozhinasit që duken në luftë me kohën për ta pasur gati impiantin e ri në elitë.
Ndërkohë që duket se skuadra e Egnatias tashmë do të hyjë në merkato e madje, do të synojë të paktën 5-6 përforcime të tjera këtë verë.
Sot, një nga lojtarët e larguar, titullari Endri Magani me një status në profilin e vet i shpreh mirënjohje klubit rrogozhinas si dhe presidentit Agim Demrozi.
Do të jetë larg fizikisht, por Magani i uron suksese ish-skuadrës në Superiore në sezonin e ardhshëm, ndërkohë që aty do të ketë edhe të atin e tij, trajnerin Gugash Magani si dhe vëllain, sulmuesin Artur Magani.
Të tre luajtën një rol të rëndësishëm në sezonin e shkuar, në rikthimin e skuadrës rrogozhinase pas plot 16 viteve mes më të mirëve të futbollit shqiptar…Ja postimi i Endrien Maganit…