Dejan Vukiçeviç nuk është më trajner i Laçit. Edhe pse zyrtarisht klubi kurbinas nuk ka bërë asnjë njoftim deri dje në mbrëmje për një shkarkim të mundshëm apo dorëheqje nga vetë malazezi, është vetë ky i fundit që konfirmon ekskluzivisht për “Panorama Sport” ndarjen përfundimtare.

Fillimisht pasi u pyet nga gazeta nëse vazhdon të jetë trajner i Laçit, Vukiçeviç hezitoi të jepte një përgjigje konkrete: “Nuk mund të flas, për këtë duhet pyetur klubi”. Mirëpo, nuk kaluan shumë minuta dhe ai u “zbraz” për gazetën, duke treguar edhe arsyen e “divorcit” me kurbinasit.

“I thashë Darios (menaxheri i Laçit) që nuk do të kthehem më në klub. Së pari, po iki për shkak të rezultateve dhe shumë gjërave të tjera. Së dyti, sepse kam disa gjëra të miat private që nuk mund t’i zgjidh kështu.

Unë kam një problem me bankën, që shpresoj ta zgjidh”, ka sqaruar dje malazezi, i cili drejtoi kurbinasit që prej fillimit të këtij kampionati, duke grumbulluar 14 pikë në 12 javë (4 fitore, 2 barazime dhe 6 humbje).

Edhe pse pësoi pesë humbje radhazi nga java e dytë deri në të shtatën, ai u rikonfirmua në stol nga presidenti Pashk Laska, i cili kishte besim të madh te Vukiçeviç dhe vetë ky i fundit e ka falënderuar publikisht.

HUMBJA KUNDËR SHPËTIM DUROS

Humbja ndaj Egnatias është bërë shkak që gjërat te Laçi të kriseshin përfundimisht në momentin që skuadra kishte arritur të krijonte stabilitet, pasi vinte pas tri fitoreve radhazi përpara se të luante në Rrogozhinë.

Në këtë transfertë kurbinasit u mundën nga ishtrajneri i tyre, Shpëtim Duro, dhe sigurisht drejtuesit nuk e kanë përtypur dot këtë situatë, duke vënë në dyshim të ardhmen me Vukiçeviç në stol.

Post ndeshja ndaj Egnatias përkoi me pushimin që stafi i dha skuadrës, që do të kthehet të hënën në fushë. Kësisoj, pas një periudhe reflektimi, vetë malazezi ka njoftuar drejtuesit për la