Bruklin Bekham, djali i ish-futbollistit Devid Bekham, mësohet se disa kohë më parë ka pasur një “flirt” me këngëtaren me origjinë shqiptare, Rita Ora.
Sipas prestigjiozes “The Sun”, e ëma e Bruklin, Viktoria Bekham, e kapi të birin duke dërguar mesazhe flirtuese dhe i dha fund njëherë e mirë kësaj aventure.
“The Sun” zbulon se prindërit nuk e aprovuan pëlqimin e djalit të tyre karshi këngëtares Rita Ora, teksa ky qëndrim i tyre e detyroi atë që të hidhte pas krahëve historinë me shqiptaren.
Bruklin dhe Rita ishin parë në disa ambiente së bashku, por tashmë “miqësia” e tyre duket se ka marrë fund, teksa shkaktare kanë qenë pikërisht Devid dhe Viktoria Bekham.