Kemi një derbi kryeyqtetas në merkato. Tirana dhe Partizani janë të interesuara për të gjetur një sulmues, teksa drejtuesit i kanë vënë syrin djalit të drejtorit sportiv të Lazios. Bëhet fjalë për Etinne Tare.
Edhe nëse largohet apo jo Skuka dhe Xhixha skuadrat e kryeqytetit duan të shtojnë alternativat në reparti e sulmit dhe djali i Igli Tares pëlqehet shumë nga demat dhe bardheblutë.
Sipas shtypit të shkruar mësohet se 19-vjeçari i ka mbyllur derën transferimit të tij te Partizani dhe në këto kushte Tirana ka hyrë fuqishëm në garë për shërbimet e tij, ndërsa thuhet se vetë drejtori sportiv shqiptarë ka qenë dakort për një lëvizje të djalit të tij te demat.
Aktualisht Etienne është pjesë e skuadrë së Rapidit të Vienës, ku luan me skuadrëne dytë, pa mundur dot të bëhet pjesë e epikit të parë./newsport/