Ne ndeshjen e sotme miqesore ndaj kombetares U17 te Malit te Zi, jo vetem ka mbajtur shiritin e kapitenit por ka qene edhe protagonist ne fitoren e arritur duke shenuar golin e pare.
Ky eshte Mario Mitaj, djaloshi me origjine nga Vermoshi i Malesise se Madhe i cili u be protagonist ne takimin e sotem. Duket se per te, luajtja me fanellen kuqezi eshte nje motivim me shume. Kete gje e ka shfaqur edhe me nje status te publikuar pas ndeshjes ne rrjetete sociale.
“Ti Shqipëri më jep nder”, shkruan kapiteni i kuqezinjëve U-17, Mario Mitaj, pasi i shënoi sot Malit të Zi.
Futbollisti që ishte kapiten edhe te AEK-u i të rinjëve, por iku pas presioneve të shumta të Greqisë, që e kërkonin me patjetër te Kombëtarja e tyre.
Jo pak, por tre ftesa u refuzoi. Pastaj u largua përfundimisht nga ekipi grek, për të nisur një eksperiencë të re në Huesca. Bën gjithçka për ta marrë, sot vazhdon me shiritin te Kombëtarja U-17. Mundësitë janë për të shpëtuar, duhet dashuri.