Vllaznia prej disa ditesh ka nisur punen per ndertimin e skuadres por zyrtarisht nga sot, pjestaret e stafit teknik do te kene per detyre te japin sa me shpejt emrat e lojtareve qe duan te kene ne dispozicion per sezonin e ri dhe drejtuesit e klubit te firmosin pastaj kontratat me to.
Nga sa merret vesh, drejtuesit kane caktuar tre persona per t’u marre me merkaton dhe vetem pasi te jene dakord te tre ato, lojtaret do te firmosin. Per te mos thene do jene kater.
Behet fjale per drejtorin sportiv Matko Djarmati, per trajnerin Thomas Brdariç dhe trajnerin tjeter, Elvis Plori. E tha edhe sot drejtori gjate prezantimit, qe do te merret mendimi i Plorit per merkaton ngaqe eshte nje njohes shume i mire i futbollit shqiptar.
Kesaj tresheje, ne momente te caktuara do t’i bashkoeht edhe administratori Suad Lici, i cili duke qene nje ish- futbollist i njohur, kuptohet qe mund te jape me profesionalizem mendimin e tij.
Personat e mesiperm kesisoj do te tentojne te gjejne lojtaret e duhur per te ndertuar nje skuader ndryshe per sezonin e ardhshem dhe deri me tani po shohin shume pista te mundshme por vetem brenda pak ditesh, gjithçka do te filloje te funksionoje dhe te vijne edhe kontratat e para.
www.shkodrasport.com