Vllaznia renditet në vendine parë, duek udhëhequr me 9 pikë ndaj ndaj ndjekëseve. Drejtori i shkodranëve, Matko Djarmati dha një intervistë për emisionin “Sport News”, në “News24”. Djarmati foli për merkaton, emrat e mundshëm që mund të afrohen, por edhe për tema të tjera.

Sa i përket huazimit nga Milani të Emir Muratit, ai tha se bisedimet vazhdojnë. Ekipi nga Shkodra synon ruajtjen e vendit të parë, ndaj ndërhyrja në dritaren e tarsnferimeve ëshët e nevojshme.

“Stërvitemi në një fushë ku në reshjet e shiut për 15 ditë rresht nuk kishim mundësinë ta preknim barin natyral. Më shumë më shqetëson kjo se sa pagat. Vllaznia funksionon në një mënyrë ndryshe nga klubet e tjera. Jam i sigurt që deri në fund të janarit do të jetë zgjidhur problemi i pagave.

Vllaznia nuk ka borxhe te asnjë lojtar, edhe ata që kanë luajtur më përpara. Por nga ana sportive nuk shohim zgjidhje deri në momentin që të bëhet koha më mirë. Nga Shkodra në Koplik nuk kemi një fushë me bar natyral ku të stërvitemi. Ky është problemi.

Ndryshime të mëdha në merkato? Këto lajme kanë dalë më shumë nga portalet e panjohura. Nuk kemi thënë për ndryshime të mëdha. Deri tani jemi shumë të kënaqur me këtë grup lojtarësh që kemi. Janë larguar 5 lojtar, sepse ishin të pakënaqur me minutazhin.

Me lejen e klubit janë larguar. Ssise nuk është lojtari jonë. Ka ardhur në një provë 7 ditore dhe varet nga transferimi i Dungës. Për të ka një ofertë zyrtare nga një klub japonez, por nuk ishim të kënaqur me ofertën. E kemi refuzuar dhe presim ofertën tjetër. Jemi në bisedime me këtë klub.

Murati nga Milani? Jemi në bisedime me menaxherin, por një huazim 6 mujor nuk është në interes për ne. Nuk kemi interes të rrisim lojtarin, ai lojtar ka kosto” – tha Djarmati.