Eliminatoret e Kampionatit Europian janë mbyllur mbrëmë me Kroacinë që është kualifikuar direkt për në Katar, Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë shkuar në play-off ndërsa Shqipëria është mjaftuar me vendin e tretë.

Drejtori sportiv i KF Vllaznia Matko Djarmati ka qenë i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” dhe duke folur në lidhje me futbollin shqiptar ka bërë edhe një paralelizëm me atë të vendeve të tjera të Ballkanit.

“Deri tek ndeshja me Poloninë në Tiranë gjithçka ka shkuar mirë për Shqipërinë dhe ishte brenda objektivave, por më pas çdo gjë u prish. Edhe në ndeshjen e fundit me Andorrën, bëri një futboll shumë të dobët.

“Për momentin në këto eliminatore, Kosova ka patur rezultatet më të dobëta por shumë shpejt do të ngjitet lart sepse i ka mundësitë dhe potencialin. Shqipëria dhe Mali i Zi për momentin janë më dobët nga gjitha kombëtaret e tjera të Ballkanit”./SHKODRA-SPORT.COM/