Vllaznia ka bërë një  nisje të mirë të kampionatit, ku në dy nseshje ka marrë dy fitore. Shkodranët kanë mposhtur 2:0 Apoloninë dhe po me këto shifra mposhtën sot edhe Skënderbeun.

Në një lidhje me Rubrika Sportive te Tvsh është drejtori sportiv i shkodranëve, Matko Djarmati. Ai shprehet se ky ekip nuk është surprizë, pasi ka mjaft cilësi.

”Të gjithë na kanë mbështetur për kërkesat që kemi bërë.  Nuk i trembemi euforisë. Të gjithë thonë që Vllaznia është një  suprizë, por për mua nuk jemi e tillë. E kemi treguar që kemi cilësi. Çdo  ndeshje ka vlerësim. Këtë vit kemi ndërtuar skuadër me cilësi.

Kisha qef që të shënonte edhe një mesfushor. Pa një sulmues pyk ose 9-sh, nuk fiton dot gjë. Unë mendoj që Dilaver, edhe Dunga, edhe Imeri jaën sulmues cilësor. Të gjithë nga këta mund të vendosin ndeshjen.

Kemi staf taktik që vendosin për gjithçka. Kemi një filtër, kështu kemi punuar për merkaton. Kemi bërë merkato cilësore me kushtet që kemi. Ndalesa nuk ndikon. 4 ndeshje brenda dy javësh ishin vërtetë shumë.

Tani na bëjnë mirë edhe ca ditë pushim. Deri më tani nuk më ka ndodhur asnjë gjë e keqe. S’kishim asnjë problem .Ne kishim vështirësi në disa punë psh: Si do e zgjidhim, do e marrim ndonjë lojtar apo jo. Më para ka patur probleme.  Jam shumë optimist, kemi punuar maksimalisht” – tha ai.