Vllaznia e ka nisur sot stervitjen me vetem 14 vete, nje pjese e madhe e te cileve jane te ardhur nga Akademia. Ka ndodhur keshtu sepse disa prej lojtareve qe mbyllen sezonin e kaluar nuk jane preferuar nga stafi teknik ndersa me te tjeret ende nuk eshte arritur akordi.
Ne fakt drejtuesit e rinj te klubit po hasin shume veshtiresi per merkaton. Nje gje te tille e ka bere te ditur ne nje prononcim te dhene per mediat vete drejtori sportiv i klubit shkodran Matko Djarmati.
“Nuk eshte aspak e lehte te ndertosh nje skuader ne keto momente ne kampionatin shqiptar. Kampionati kosovar po ofron shuma te medha financiare per futbollistet dhe te gjithe jane drejtuar per andej.
Ligji i sportit ne kete vend duket shume favorizues per klubet dhe ato po investojne shume duke u ofruar futbollisteve te kampionatit tone shuma dy apo tre here me te medha se ato qe mund te ofrojme ne. Kjo na ka vene ne veshtiresi te medha, megjithate do ia dalim te ndertojme ekipin qe deshirojme.
Po punoj 12-15 ore ne dite, jam ne kontakte te vazhdueshme me lojtare te ndryshem dhe besoj se do te gjejme te duhurit per te perfaqesuar Vllaznine. Jam i bindur se do te ndertojme nje ekip cilesor”- ka thene nje nga pergjegjesit e merkatos prane klubit Vllaznia.
www.shkodrasport.com