Përmbysje të çuditshme në futboll vazhdojnë të ndodhin çdo ditë. Dje bëri shumë bujë barazimi i arritur në Dortmund ku Borusia udhëhiqte 4-0 ndaj Shalke por kjo e fundit përmbysi gjithçka duke barazuar shifrat në 4-4. Natyrisht që shumëkush mendoi se po të kishte ndodhur në Shqipëri do të kishte fjalë nga më të ndryshmet. Ndodhi në Gjermani dhe gjithçka mbyllet aty. Por në fakt, përmbysje të tilla ndodhin në futboll. Ka ndodhur edhe sot në një ndeshje futbolli të luajtur në Shkodër. Bëhet fjalë për ndeshjen e kampionatit të të rinjve në mes Vllaznisë dhe Kukësit. Skuadra shkodrane ka arritur të shënojë shumë shpejt dy herë me anë të Qardakut dhe në minutën e 27-të shkodranët 19 vjeçarë e shihnin veten në avantazh 2-0. U mendua se kaq do të mjaftonte që skuadra e drejtuar nga trajneri Luan Zmijani do ta fitonte ndeshjen. Në minutën e 33-të ndërkohë kukësianët do të shënonin golin e parë me anë të Elezajt. Në të dytën ndërkohë dy gola të tjerë për Kukësin që fiton kësisoj 3-2 brenda në Shkodër. Me këtë humbje, Vllaznia U-19 ka zbritur në vendin e katërt në renditje duke qenë shumë larg pretendimeve që ajo ka.
U- 19
Vllaznia – Kukësi 2-3
Vllaznia: Qarri, Leka, Shimaj, Sekja, Rahova, Qardaku, Mehja, Smajli. Repaj, Lisaj, Gruda.Tr. L.Zmijani. (Kulla,Dani, Rrasa, Lekaj, Troja)
Kukësi: F.Elezi, Matmuja, R.Elezi, Curri, Doçi, Deda, Koshtanjeva, Kumanova, Gjermizi, Domi, Ibishi. Tr. G. Shehu (Domi, Jakupi, Gjeçi, Tafhasaj, Ishani).
Shënues: Qardaku 7′, 27’/ Elezaj 33′, Koshtanjeva 60′, Domi 64′
Gjyqtarë: E.Luci, F.Pjetrushi, K.Zefej (Lezhe)

© shkodrasport.com