Ndonese Komisioni i Disiplines prane Federates Shqiptare te Futbollit i ka bllokuar merkaton diten e djeshme, Laçi nuk ka nder mend te ndalet ne perpjekjet per ta forcuar skuadren me lojtare cilesore, sigurisht me shpresen qe gjerat do t’i rregulloje dhe institucioni i futbollit shqiptar do ia jape serish te drejten per bere serish levizje ne tregun e futbollisteve.

Si rrjedhoje ai e ka nisur merkaton, teksa ka bërë publike dy emrat e parë që janë veshur bardhezi. Bëhet fjalët për një mbrojtës nga Nigeria të quajtur, Samuel Opeh dhe sulmuesin shqiptar, Emiliano Bullari.

Ky i fundit vjen pas aventurës në Greqi me ekipe si Olympiacos, Atromitos, Kalamata dhe Egaleo. Ndërsa lajmin për këto dy transferime e ka bërë të ditur vetë klubi kurbinas në rrjetet sociale, ku shkruan:

Janë prezantuar sot me bardhezinjtë dy afrimet më të reja të kësaj merkatoje. Samuel Opeh, qendërmbrojtësi 25-vjeçar nga Nigeria është bashkuar ditën e sotme me ekipin, ndërsa Emiliano Bullari vjen pas aventurave greke për të veshur fanellën bardhezi. 23 vjeçari që luan si sulmues është aktivizuar më parë dhe me kombëtaret e moshave.

KF Laçi iu uron mirëseardhjen dy lojtarëve!