Sot ka publikuar listen e lojtareve qe ka grumbulluar per ndeshjen e rradhes, ate me Skocine qe do te luhet ne “Elbasan Arena” me 8 nentor dhe ne listen e lojtareve te perzgjedhura, dominojne ato te Vllaznise. Kuptohet kjo eshte mese normale sepse kemi te bejme me ekipin kampion te Shqiperise, ne rradhet e se ciles luajne futbolliste te talentuara te cilat i treguan vlerat e tyre edhe ne ndeshjet e Liges se Kampioneve.
Por para se ta bente kete gje, ai ka dashur t’i ndjeke edhe njehere ne fushe per te pare gjendjen aktuale keto lojtare dhe e ka bere kete gje ne takimin e luajtur pasditen e djeshme ne mes Juban Danjes dhe Vllaznise, te fituar nga kjo e fundit me rezultatin 5-0.
Siç shikohet edhe nga fotoja e ketij shkrimi, ai ka preferuar te jete ne tribunen e kompleksit “Zmijani” sebashku me shefin e futbollit te femrave ne FSHF Florian Rizen.
Bashke me ta eshte edhe trajneri shkodran Samuel Nikaj qe siç dihet sivjet drejton Lirine e Prizrenit, e po ashtu edhe arbitri Noris Kozmai.
Thirrja e lojtareve te tilla si Rrahmani, Bajraktari, Gjini, Maliq, Franja, Doçi dhe portieres Raxhimi nuk ka qene e papritur sepse jane baza e kombetares tpne, por kete here ka grumbulluar edhe 18 vjeçaren Lufo e cila po spikat me paraqitjet e saj te mira ne rradhet e ekipit shkodran.
Por duke ndjekur ndeshjen e djeshme, Grima ka evidentuar edhe dy lojtare te ekipit “Juban Danja”, kapitenin Klaudia Rrotani dhe Irisa Beqiragen te cilat i ka grumbulluar dhe ato per ndeshjen e rradhes te kombetares tone.
wwww.shkodrasport.com