Dje ka shënuar golin e tij të pestë për këtë sezon me ekipin e Domzhales dhe menjëherë ka marrë edhe një tjetër lajm të mirë.
Atë të grumbullimit sërish me kombëtaren U-21. Bëhet fjalë për sulmuesin shkodran Rubin Hebaj.
Ndonëse pa shumë minuta aktivizim në kampionatin slloven, ai ka arritur të tregojë gjithnjë vlerat e tij dhe këtë gjë ka bërë edhe në ndeshjen e rradhës.
Me golin e shënuar në ’77, i dha fitoren ekipit të tij në transfertë ndaj Aluminij me shifrat 2-1.
19 vjeçari ka qenë edhe më parë pjesë e kombëtares U-21 por në grumbullimet e saj të fundit nuk u pat thirrur dhe kjo për arsye të një dëmtimi që pat kaluar.
Megjithatë tashmë gjërat janë përmirësuar dhe ajo jo vetëm po luan por edhe po shënon.
Ky ka qenë sezoni i tij i parë tek Domzhale, skuadër që zgjodhi për vazhdimin e karrierës pas largimit nga Vllaznia dhe pesë golat e shënuar nuk janë pak.
Sezoni tjetër padyshim që do të jetë krejt ndryshe për Hebajn.
© shkodrasport.com