Ndonëse ditën e djeshme është hedhur shorti i kampionatit të kategorisë së parë, ka skuadra që jo vetëm nuk kanë nisur përgatitjet, por kanë “humbur” edhe trajnerët.

Kështu Shpend Kumbarçe nuk do të jetë më trajner i Korabit. Klubi nga Peshkopia dhe trajneri kanë vendosur që të ndajnë rrugën, me Kumbarçen që ka lënë të lirë rolin e trajnerit te Korabi.

54 vjeçari tashmë është i papunë dhe i gatshëm për një aventurë të re. Në krahun tjetër, klubi i Korabit është në kërkim të një trajneri të ri, me të cilin do të kërkojnë të arrijnë objektivat për sezonin e ri.

Kujtojmë që sezonin e shkuar, Korabi e mbylli në vendin e 6-të në Kategorinë e Parë. Dibranët dhe Kumbarçe nuk ia dolën që t’i shkonin deri në fund fazës “Play Off” për t’u ngjitur në Superiore.