Ditën e djeshme, Victor Da Silva përmes një postimi të bërë njoftoi se është larguar zyrtarisht nga Vllaznia. Megjithatë tashmë menjëherë pas këtij largimi, ai ka gati firmën me Partizanin.

Nga burime të “Shkodra Sport” mësohet se drejtori sportiv i të kuqve, Elton Marini, ka arritur akordin me sulmuesin brazilian, teksa futbollisti pritet të prezantohet ditën e sotme.

Braziliani prej dy sezonesh ishte një nga futbollistët kryesorë të Vllaznisë, teksa në këtë fund sezoni vendosi të ndahej me kuqeblutë. Partizani e ka kontaktuar që në krye të herës dhe tashmë është drejt fundit të negociatave për të firmosur me të.

Por ndërkohë burime nga kampin shkodran bëjnën të ditur se ka qenë trajneri Josa ai që nuk ka ngulmuar shumë për ta mbajtur në skuadër futbollistin brazilian nisur edhe nga dëmtimet e shpeshta apo dhe ndonjë problematikë tjetër që ai ka shfaqur dhe për këtë arsye, drejtuesit e klubit nuk kanë tentuar shumë ta mbajnë atë.
Maringlen ZHIVANI