Paraqitja e djeshme ndaj Partizanit dhe per me teper humbja 0-3 ka bere qe Vllaznia te mos kete me asnje shans per t’i shpetuar zones play-out. Si rrjedhoje, zhgenjimi ne kampin shkodran mbremjen e djeshme ka qene shume i madh.
Por sot situata ka qene disi me ndryshe dhe ndonese dite pushimi, per te ndryshuar disi atmosferen ka sherbyer ka sherbyer ditelindja e futbollistit Silvio Zogaj. Ai ka festuar 23 vjetorin e tij te lindjes.
Lojtari i rritur ne Akademine Vllaznia dhe qe provoi te luaje dhe me Luftetarin dhe Laçin, ka gjetur veten tek skuadra shkodrane ne dy sezonet e fundit teksa eshte shnderruar ne nje pike referimi.
Me rastin e ditelindjes ai ka marre shume urime nga koleget e tij por edhe nga pjestaret e stafit teknik, por nuk ka munguar edhe vete klubi shkodran permes faqes se tij zyrtare. Me kete rast edhe gazeta “Shkodra Sport” i uron Zogajt edhe 100 vite te tjera te lumtura!
www.shkodrasport.com