Pas nje sezoni te gjate e te lodhshem, kampionatet e moshave te futbollit ne Zonen Rajonale te SHkodres kane shkuar drejt fundit. Madje tre prej tyre jane mbyllur sot teksa jane shpallur dhe ekipet kampione sipas grupmoshave.
Keshtu, kampion per grupmoshen U17 ka dale ekipi i “Djelmnia shkodrane” me trajner Arber Shytanin. Ai ka bere nje paraqitje shume te mire gjate gjithe sezonit nderkohe qe e ka fituar edhe finalen e sotme ndaj Atletik me rezultatin 4-1 dhe kesisoj eshte kurorezuar kampion per kete sezon.
Per grupmoshen U15 ka qene ekipi i “Atletik Klub Shkodra” qe eshte shpallur kampion. Djemte e drejtuar nga trajneri Saimir Kaloshi kane bere nje figure shume te mire gjate gjithe kampionatit dhe per rrjedhoje e kane merituar kete titull per kete grupmoshe.
Sakaq, sot eshte shpallur edhe kampioni per grupmoshen U9. Ne finale kane dale ekipet “Labeat” dhe “Ada. Ka qene “Labeat” qe ka fituar 3-1 duke merituar kesisoj kupen si ekipi me i mire. Nje sukses ky i merituar, fale talentit te futbollisteve qe jane pjestare te tij por edhe i trajnereve Kastriot Preka e Ardit Gjelaj qe ka punuar me shume pasion me to.
Ne fund te aktivitetit eshte zhvilluar edhe ceremonia e dorezimit te kupave, diplomave dhe dhuratave per me te miret. Shefi i Zyres Rajonale Hysen Zmijani ka uruar te gjithe femijet dhe trajneret e tyre per angazhimin gjate githe sezonit dhe ka bere te ditur se diten e neserme do te zhvillohen finalet per grupmoshat U11 dhe U13.
www.shkodrasport.com