Nga Marinela MATIJA
Djelmia Shkodrane eshte p dyshim nje nga Akademite e futbollit me serioze ne qytetin tone. Ka pasur shume lojtar te suksseshem te dalë nga kjo Akademi, si Kulla i cili eshte nje lojtar shume i spikatur qe luan me ekipin e Sasuolos ne Itali apo dhe te tjere. Padyshim qe qellimi kryesor i shpallur nga drejtuesit e saj eshte edhe promovimi i te rinjve.
Nje mundesi e mire per ta bere kete gje eshte edhe pjesmarrja ne turne te rendesishem nderkombetar dhe si rrjedhoje diten e neserme, tre ekipe te “Djelmnia Shkodrane” do te nisen drejt Italise per te marre pjese ne turneun e pervitshem te Roveretos.
Per te mesuar diçka me shume ne lidhje me kete pjesmarrje, ka folur per “Shkodra Sport’ trajneri Altin Xhahysa ne nje interviste te dhene per gazeten tone:
-Xhahysa neser niseni drejt Italise per te marre pjese ne turneun e Roveretos. Çfare prisni nga ky turne?
Eshte i dyti vit qe marrim pjese ne kete turne i cili ka nje pjesmarrje shume te madhe me ekipe nga mbare Bota dhe synimet tona jane qe kete here te jemi ne mes pretendenteve. Nje gje te tille e bazojme tek performanca e ekipeve tona ne kampionat dhe prandaj besojme tek suksesi edhe ne Itali.
-Me sa ekipe merr pjese “Djelmnia shkodrane” ne Rovereto?
Do te marrim pjese me tre ekipe, ato te grupmoshave U9, U11 dhe U13.
-Sa pozitive eshte per futbollistet e vegjel te Akademise tuaj pjesmarrje ne nje turne te tille ku marrin pjese ekipe nga e gjithe Bota?
Une mendoj se duke pare organizimin e keti turneu, pjesmarrja ne te ka nje rendesi te veçante per Akademine tone sepse mbi te gjitha femijet marrin eksperience dhe masin veten me kundershtaret e tyre. E rendesishme po ashtu eshte qe te bejme nje paraqitje sa me dinjitoze dhe te ngrejme flamurim shqiptar dhe te Akademise “Djelmnia shkodrane”.