Dita e sotme eshte e veçante per themeluesin e shoqates “Djelmnia Shkodrane”, Gjovalin Stolajn. Ai feston 60 vjetorin e lindjes dhe me kete raste gazeta “Shkodra Sport” i uron edhe 100 vite te tjera te lumtura!

Kemi te bejme me nje figure te njohur per futbollin e moshave ne Shkoder. 22 vite më parë do të formonte një ndër të parat shoqata sportive në Shkodër, pikërisht “Djelmnia shkodrane”.

E bëri në vitin 1998, atëherë kur ishte vetëm 38 vjeç, por me një pasion të madh për të punuar me futbollistët e vegjël. Ka zgjedhur të punojë me një emër të nderuar të futbollit shkodran si Nikoll Gjergji dhe të dy sëbashku për vite me rradhë kanë kontribuar në futbollin e moshave në Veriun e vendit.

Gjovalin Stolaj me dëshirën dhe pasionin e tij krijoi disa ekipe grupmoshash, madje edhe ekip të rriturish me të cilin u përfaqësua në kategorinë e tretë. Emri “Djelmnia shkodrane” filloi të bëhej prezent kudo dhe nuk kanë munduar as trofetë e fituar.

Ashtu si dhe lojtarët e talentuar të dalë prej këtyre ekipeve, të cilët sot luajnë me sukses në ekipe të tjera të vendit por edhe jashtë Shqipërisë. Kjo ishte një biografi e shkurtër sportive për Gjovalin Stolajn i cili kohët e fundit për arsye shëndetësore është distancuar paksa nga futbolli aktiv megjithatë mendjen dhe zemrën i ka gjithnjë aty.

Megjithate tashme problemet i ka lene pas dhe po jep serish kontributin të tij në futbollin shkodran, tashme ne rolin e konsulentit tek kjo Akademi.