Nje nga Akademite me te suksesshme ne Shkoder, ajo “Djelmnia shkodrane” prej pak ditesh ka nisur pergatitjet per sezonin e ri futbollistik.

Permes faqes zyrtare te saj, eshte bere i ditur edhe organizimi i ri i Akademise duke filluar nga presidenti Benardin Kulla e me rradhe drejtori i Administrimit, Kontrollit dhe Financave qe eshte Arban Gjoka si dhe drejtori ekzekutiv dhe sportiv- Kreshnik Krepi.

Por nderkohe, sa i takon trajnereve, konstatojme se ka ndryshime vendesh ne krahasim me nje sezon me pare e po ashtu, ka edhe ndonje largim.

Keshtu, per sezonin e ri, trajneri qe e ngjiti “Djelmnia shkodrane” U17 ne Kategorine Superiore- Arber Shytani, nuk do te drejtoje kete ekip, por i eshte besuar ekipi U19 qe do te marre pjese serish ne kategorine e pare.

Nderkohe dyshja Kreshnik Krepi dhe Valdano Nimani do te drejtojne dy ekipe, ate U15 dhe U17. Nderkohe trajneret e tjere jane Fatmir Marku (U13), Adrian Nikaj (U11) dhe Bledar Marshiq (U9). Pjese e kesaj Akademie jane edhe Arvjo Fishta- trajner portieresh apo dhe mjeku Kristian Vija.

Ajo qe bie ne sy nderkohe eshte mungesa ne rradhet e stafit te trajnereve e Ersi Çaku. Ai prej dy vitesh ka qene pjese e kesaj Akademie por duket se tashme rruget jane ndare dhe ai nuk do te jete me pjese e “Djelmnia shkodrane”./SHKODRA-SPORT.COM/