Ditën e djeshme, turneu “Ballkan Promises” i zhvilluar në datat 23-26 qershor në Ohër të Maqedonisë së Veriut dhe që është ndjekur me kujdes nga specialistë të ndryshëm, ka përfunduar me sukses për Djelmninë Shkodrane U-11. Ky ekip me trajner Bledar Marshiqin, u shpall skuadra më fair-play e turneut dhe me lojën më të bukur të zhvilluar.

Sipas drejtuesve të shoqatës “FC DJELMNIA SHKODRANE 2017”, kjo është edhe ajo që kërkohet te këto grupmosha nga U9, per te vazhduar me U11 dhe U13, pikërisht të mësohet futbolli që në hapat e parë, të luhet bukur dhe të rrespektohet gjyqtari dhe ekipi kundërshtar.

Ky turne, që u zhvillua në Ohër të Maqedonisë për tre ditë me rradhë, me pjesëmarrjen e skuadrave nga e gjithë Ballkani, ka si synim kryesor të evidentojë talentet e reja, që janë pjesë e ekipeve të ndryshme, si edhe vëzhgimin e këtyre futbollistëve të vegjël, edhe nga specialistë të ndryshëm.

Në fakt, Djelmnisë Shkodrane nuk i mungojnë talentet dhe futbollistët me të ardhme, teksa ka kohë që ekipet e kësaj akademie kanë treguar rezultate pozitive në kampionate të ndryshme me grupmosha të ndryshme, duke arritur të marrin edhe trofe.
Maringlen ZHIVANI