Djelmnia Shkodrane U-17 ka marrë fitoren e parë në kampionat në Kategorinë e Parë të futbollit shqiptar për këtë grupmoshë. Paraditën e sotme, ekipi i drejtuar nga trajneri Arbër Shytani, ka fituar me rezultatin e thellë 7-0 ndaj ekipit të Vorës, në ndeshjen e luajtur në fushën sportive Zmijani në Shkodër.
Në fakt, pjesa e parë ka patur as më pak e as më shumë, por pesë gola njëri pas tjetrit, me futbollistët e Djelmnisë, të cilët arrijnë të shënojnë me anë të Doçajt me një dopietë, Plangajt, Brojës, por edhe një autogoli të futbollistit të Vorës, Gjikola. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 5-0 për Djelmninë Shkodrane.
Në pjesën e dytë, ekipi shkodran sikur e ul disi ritmin e lojës, duke qenë se po fitonin me një rezultat të thellë. Në minutën e 62-të, ka qenë sërish futbollisti Plangaj, i cili ka shënuar golin e gjashtë dhe të dytin personal. Menjëherë, pas dy minutash, do të ishte sërish Ermal Doçaj, që do të shënonte edhe njëherë tjetër, duke e dërguar topin në rrjetë dhe kështu në këtë mënyrë, duke kompletuar tripletën e tij personale. Ky do të ishte goli i shtatë dhe i fundit për ekipin shkodran.
Kështu në këtë mënyrë, Djelmnia Shkodrane U17 fiton ndeshjen e parë të kampionatit me një rezultat të thellë dhe siguron një trepikësh të rëndësishëm në tabelën e renditjes. /Maringlen ZHIVANI/
Djelmnia Shkodrane U17-Vora 7-0
Golat: Doçaj 2’, 22’, 64’, Plangaj 17’, 62’, Gjikola (aut) 25’, Brojaj 36’
Formacioni i Djelmnisë Shkodrane: Tahiri, Delaj, Zhuri, Brojaj, Çezma, Uldedaj, Ndrevashaj, Plangaj, Doçaj, Kakini, Lesha (u aktivizuan: Vukçaj, Hotaj, Preçetaj, Marshija, Velaj) Tr: Arbër Shytani