Akademia “Djelmnia shkodrane” keto dy vitet e fundit ka bere vertete nje pune te shkelqyer dhe puna e saj po perfeksionohet çdo dite e me shume dhe per pasoje, perveç rezultateve po qe vijne ne rritje, po punohet edhe ne aspekte te tjera.
Fakti qe presidenti i kesaj Akademie Benardin Kulla ka shume lidhje e njohje jashte vendit, do te thote se mundesite qe elementet me te mire te kesaj Akademie te vazhdojne karrieren ne vendet fqinje, kryesisht ne Itali, jane te medha. Projektet e para kane nisur dhe natyrisht edhe levizjet e para.
Por puna nuk do te ndalet ketu, perkundrazi po punohet fort per te bere gjera me te mira. Nje risi e kesaj Akademie kohet e fundit eshte edhe afrimi i nje pergatitesi atletik.
Trajneri i mirenjohur Albert Marashi siç e shikoni edhe nga videoja e meposhtme, ka nisur punen me ekipet e kesaj Akademie dhe padyshim qe kjo do t’i ndihmoje jo pak futbollistet e ketyre ekipeve te rriten nga ana profesionale.
Kjo Akademi tashme funksionon normalisht me nje strukture te rregullt ekipesh, ka drejtor teknik, ka trajnere per secilen per grupmoshe, ka trajner portieresh dhe tashme dhe trajner te pergatitjes atletike. Per rrjedhoje rezultatet dhe ciesia e ekipeve te saj padiskutim qe do te vije duke u rritur.
www.shkodrasport.com