Emocionet e futbollit kanë nisur të përjetohen sërish nga lojtarët e vegjël të cilët kanë startuar kampionatet e tyre të moshave në Zonën e Shkodrës këtë fundjavë që lamë pas.

Një sfidë shumë interesante ka qenë ajo e zhvilluar në kompleksin sportiv “Zmijani” në mes 11 vjeçarëve të ekipeve “Djelmnia shkodrane” dhe “Atletik”.

Të parët kanë dominuar, falë një lojë shumë të bukur që kanë zhvilluar dhe ndonëse kampionati nuk ka pikë, duhet thënë se “Djelmnia shkodrane” e ka dominuar takimin, duke shënuar më shumë gola se kundërshtari.

Megjithatë ashtu siç tha edhe trajneri Nimani, e rëndësishme në këto mosha nuk është rezultati por t’i mësojmë këto fëmijë të luajnë bukur futbolli.

Megjithatë skeda e kësaj ndeshje ia vlen të rregjistrohet sepse pas disa vitesh me shumë siguri emrat e këtyre futbollistëve do t’i shohim duke luajtur në ekipe me emër si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Djelmia shkodrane U11: Andrea Vata, Nikola Mllugja, Arlind Spahia, Berti Ndou, Ermal Hasaj, Gjergji Shabi, Argent Nika, Andrea Bleta, Brendon Krepi. Trajner: Valdano Nimani. U aktivizuan edhe Mikel Prendi, Kledi Zogza, Jurgen Gurra, Atilio Doçaj dhe Geraldo Marku.

Atletik U11: Noel Marlaska, Roel Bletaj, Ardes Lekaj, Kristian Radoja, Alvi Ara, Renis Ara, Izmir Selimi, Klevis Guri, Arda Yllmaz. Trajner: Erion Mandi. U aktivizuan edhe Klidis Tula, Sidrit Dama, Alesio Lekaj e Nikolas Bashaj.