Dita e sotme ka rezervuar një ndeshje relativisht të lehtë në letër për Djelmninë Shkodrane në kampionatin e Kategorisë së Parë të moshave U-17, për llogari të javës së shtatë.
Kështu, bëhet fjalë për ndeshjen ndaj Akademisë Shqiponjat U-17, e cila renditet në vendin e parafundit duke mos marrë asnjë pikë deri më tani, teksa kjo përballje do të luhet ditën e sotme, duke filluar nga ora 11:00.
17-vjeçarët e Djelmnisë, të drejtuar nga trajneri Arbër Shytani, kanë arritur tre fitore, dy barazime dhe një humbje në gjashtë javë kampionat të luajtura, teksa edhe ditën e sotme do të synohet një tjetër trepikësh për ta mbajtur Djelmninë Shkodrane U-17 në ekipet e kreut dhe për të përfituar nga ndalesa e disa rivalëve direkt të saj.
Kjo ndeshje pritet të jetë kryesisht me dominimin e Djelmnisë Shkodrane në fushën e lojës dhe poashtu, edhe një përballje që mund të prodhojë mjaft gola për ekipin shkodran gjatë 90-minutëshit.
Megjithatë, padyshim që te Djelmnia Shkodrane do të futen në fushë, duke e vlerësuar maksimalisht kundërshtarin, me objektivin e vetëm për ta fituar këtë ndeshje, falë edhe punës së mirë që po bën trajneri Arbër Shytani me këtë skuadër.
Takimi në fjalë i 17-vjeçarëve, Djelmnia Shkodrane-Akademia Shqiponjat është planifikuar të luhet ditën e sotme në orën 11:00 në fushën e kompleksit “Zmijani” në Shkodër.
Maringlen ZHIVANI