Dita e sotme ka rezevuar një derbi verior në kampionatin e Kategorisë së Parë të moshave U-17, për llogari të javës së dytë. Kështu, bëhet fjalë për derbin Kukësi-Djelmnia Shkodrane U-17. Kjo ndeshje do të luhet ditën e sotme, duke filluar nga ora 10:00.

17-vjeçarët e Djelmnisë, të drejtuar nga trajneri Arbër Shytani, arritën ta nisin me fitore kampionatin javën e kaluar, teksa një gjë e tillë do të synohet edhe ditën e sotme.

Kjo është një ndeshje që pritet me shumë interes, duke qenë se bëhet fjalë për një derbi verior dhe një përballje që pritet të prodhojë mjaft rivalitet në fushën e lojës.

Takimi në fjalë Kukësi-Djelmnia Shkodrane U-17 është planifikuar të luhet ditën e sotme në orën 10:00 në Kukës. Ekipi shkodran padyshim që do të futet në fushë me objektivin e vetëm për ta fituar këtë ndeshje.
Maringlen ZHIVANI