Premtoi që do shënonte kundër Dinamos dhe ia arriti diçka të tillë. Po flasim për Fahrudin Djurdjevic. Sulmuesi nga Maqedonia e Veriut pas golit në kupë kundër Labërisë arriti të gjejë të dytin rradhazi, kësaj rradhe në kampionat kundër bluve kryeqytetas.

Duket se tashmë sulmuesi shtarshkurtër po gëzon një formë shumë të mirë sportive. Dhe pas performancave të shkëlqyeshme në kupat e Europës me Vllazninë, është gati edhe për kampionatin shqiptar.

Djurdjevic realizoi mbrëmë golin e avantazhit të Vllaznisë, për shifrat provizore 2-1. Një ekzekutim shumë i bukur dhe plot klas, ku i kaloi sipër kokës sferën portierit Harizaj.

I aktviziuar si titullar për të zëvendësuar të dëmtuarin Da Silva, numri 9-të bëri që në asnjë moment të mos ndiehej mungesa e brazilianit. Jo vetëm goli, por edhe loja dhe ritmi i Djurdjevic ishin shumë të kënaqshme në takimin kundër Dinamos.

Këto janë “sinjale” edhe për Da Silvan apo këdo tjetër në skuadër, ku të gjithë futbollsitët kanë vlerat e tyre. Kjo shton edhe opsionet për Brdaric dhe stafin e tij që ka “luks” për të zgjedhur sidomos në pjesën e sulmit.

Tashmë na mbetet të shohim në vijim nëse sulmuesi nga Maqedonia e Veriut do arrijë të mbajë një ritëm të lartë në vazhdimësi të kampionatit.
Endri ÇINARI