Latifi ia ka dale te lere pas demtimin qe ka patur dhe i vetmi futbollist i Vllaznise qe ka mbetur ne infermieri eshte sulmuesi maqedonas Fahrudin Djurdjevic.
Diten e djeshme, mesohet se lojtari ka bere rezomancen magnetike e cila i ka nxjerre disa probleme ne pulpen e kembes se tij te djathte. Kemi te bejme me nje hematome dhe si rrjedhoje mjeket i kane rekomanduar 10 dite pushim absolut.
Kjo do te thote se Djurdjevic ka humbur jo vetem ndeshjen e neserme ndaj Tiranes, por edhe ate ndaj Egnatias dhe me shume mundesi edhe ate ndaj Kastriotit te vlefshme per javen e fundit te kampionatit.
Shpresa e vetme per te eshte te rikuperohet per me 31 maj kur do te luhet edhe finalja e Kupes se Shqiperise ndaj Laçit dhe nese do te ndodhte keshtu, do te ishte diçka shume e mire sepse do te ishte nej force me shume ne dispozicion te stafit teknik./SHKODRA-SPORT.COM/