Fahrudin Djurdjeviç ishte nje nga afrimet e para te Vllaznise ne merkaton e veres, por pritet qe te jete gjithashtu nje nga largimet e para ne fundin e ketij sezoni.
Burime per “Shkodra Sport” bejne me dije se Vllaznia dhe Djurdjeviç jane drejt divorcit. Sulmuesi maqedonas nuk ishte brenda pritshmerive te stafit teknik dhe nuk mundi te shfaqe ne asnje moment ate qe pritej me skuadren kuqeblu.
Aktualisht, ai pret vetem t’i shlyhen deyrimet kontraktuale deri ne fund te sezonit, per t’u larguar me pas, teksa kontrata e firmosur mes tij dhe klubit skadon ne kete fund sezoni.
Djurdjeviç eshte aktivizuar ne 26 ndeshje me Vllaznine dhe ka arritur te shenoje vetem nje gol ndaj Dinamos ne fitoren 6-3, teksa ka dhuruar edhe nje assist. Shume pak per pritshmerine e klubit.
Maringlen ZHIVANI