Mesa duket i humburi më i madh nga shkëputja e De Biazit me Shqipërinë, do të ishte vetë trajneri. Megjithëse fillimisht u dukën se dyert e ekipeve të njohura do të hapeshin për të, me Alaveshin që e mori menjëherë në drejtim, gjithçka shkoi në rrjedhën tjetër.

Historia është e ditur, De Biazi dështoi dhe që nga ajo ditë ka marrë rolin e analistit sportiv. Sa në njerën prej studiove sportive televizive në Itali dhe në tjetrën, për ish-trajnerin e Shqipërisë nuk ka pasur asnjë zhvillim të ri. Durimi ishte sosur dhe kupa u mbush në njëfarë mënyre, ndërsa De Biazi do të kërkonte me çdo kusht besimin e një klubi.

E kur një gjë e tillë erdhi, dëshira e italianit kishte ndryshuar disi. Në një intervistë për “Radio Sportiva”, De Biazi është shprehur se ka refuzuar ofertën e Frosionones, ndërsa do e niste sfidën e tij të re ndaj Milanit në ditën e sotme.

“Isha gati për të mbyllur ofertën me Frosinonen, por unë kam zgjedhur të presë dhe refuzoj ofertën, për arsye personale”, u shpreh De Biazi, që e ka parë të pamundur shpëtimin e kësaj skuadre nga elita e futbollit italian. /Shqiperia.ch/