Shqipëria do të përballet ndaj Izraelit dhe Islandës në dy takimet e fundit të shtatorit. Në konferencën për shtyp ishte i pranishëm Qazim Laçi dhe Armando Broja. Mesfushori ishte optimist se Kombëtarja do të arrijë të marrë dy fitore dhe të kryesojë tabelën në vendin e parë.
“Më pëlqen shumë që të rikuperoj topa, t’i jap fuqi ekipit dhe të bëj pressing lart, që të fitojmë sa më shumë topa nga zona e Izraelit. Këtë do edhe Reja. Ne e kemi treguar që jemi të gjithë gati për të dhënë maksimumin tonë. Mesfusha ka shumë lojtarë për momentin dhe ne po përgatitemi.
Do të ikim në Izrael që ta fitojmë ndeshje. Do të kemi pak presion që duhet fituar ndeshja, por nuk është se kemi presion të madh. Do të jemi gati që të ikim në Izrael dhe të fitojmë.
Qëllimi është vendi i parë në grup. Nga portieri deri te sulmuesi jemi gati, do të tregojmë që i kemi vlerat. Ky grup e meriton vendin e parë”, tha Qazim Laçi.