Vllaznia ka zhgenjyer serish. Pasditen e sotme eshte mundur 0-2 ne Laç dhe si rrjedhoje ka zbritur ne vendin e peste te renditjes duke qene plot 7 pike larg kreut te renditjes, por edhe 4 pike larg vendit te tete qe shkon ne play-out.

Nje situate e pakuptimte per nje ekip qe me plot gojen mund te themi eshte me i paguari i Superiores. Fakti qe ne pese ndeshjet e fundit, Vllaznia ka marre vetem tre pike, eshte treguesi me i mire se shume gjera aty nuk shkojne.

Skuadra nuk prodhon futboll dhe ne nje aspekt te tille kuptohet qe presidentit i lind e drejta te nderhyje. Shume tifoze mendojne se se problemi aktual eshte trajneri Mirel Josa. Vete presidenti Xhaferi kuptohet qe eshte para nje dileme te madhe, ta largoje apo jo.

Numri 1 i klubit shkodran ka treguar se eshte nje president ndryshe dhe ka deshire t’u besoje deri ne fund trajnereve qe zgjedh. Keshtu ka dashur te veproje edhe me Josen, ndonese pakenaqesite ndaj ketij te fundit jane prezent prej kohesh ne opinion.

Vete trajneri mund te justifikohet me faktin se skuadra eshte ende brenda objektivave si ne kupe ashtu edhe ne kampionat. Por nga ana tjeter, Vllaznia mund te mbese edhe me “gisht ne goje” sepse nuk ka siguruar asgje deri tani dhe ky do te ishte nje deshtim i madh ne rradhe te pare per investimet e presidentit.

Duhet te vazhdoje apo jo Josa te jete ne krye te skuadres? Trajneri ka treguar se nuk ka nder mend te jape doreheqjen. Tashme eshte ne doren e presidentit per ta shkarkuar apo jo. Per fat, kampionati nderprritet kete jave per shkak te ndeshjes se kombetares dhe ndryshimet mund te sherbejne per mire.

Por te gjitha keto jane aludime deri me tani. Alban Xhaferi eshte njeriu qe duhet te vendose i qete me mendjen e tij. Sepse çdo vendim i gabuar mund t’i kushtoje shume. Me shume mundesi, vendimi perfundimtar do te merret brenda nje apo dy ditesh. Per te vazhduar me Josen, apo per t’i ndare rruget me te./SHKODRA-SPORT.COM/


5 NDESHJET E FUNDIT TE VLLAZNISE:

JAVA 22 Egnatia- Vllaznia 0-0

Java 23 Vllaznia- Kastrioti 0-1

Java 24 Teuta- Vllaznia 1-1

Java 25 Vllaznia- Partizani 1-1

Java 26 Laçi- Vllaznia 2-0