Thomas Tuchel nuk do të jetë më trajner i Bayern Munich duke filluar që fundi i sezonit aktual. Trajneri gjerman do të shkëpusë kontratën e cila ishte e vlefshme deri në verën e vitit 2025.

Por Tuchel nuk do të largohet vetëm si ‘dështak’ nga ky sezon aspak pozitiv për Bayern Munich. Tekniku 50-vjeçar do të përfitojë plot 10 milionë euro nga klubi gjerman, të cilët e shkarkuan 1 vit para përfundimit të kontratës.

Kujtojmë që te Bayerni, Tuchel në 38 ndeshje ka fituar 26, ka barazuar në 4 dhe ka humbur plot 8 sfida, të cilat janë tepër shumë për objektivat që një klub i madh si bavarezët ka./newsport/