Vllaznia B do të luajë të premten e radhës një finale me Orikumin ose Albpetrolin për të diskutuar nëse do të qëndrojë sërish në Kategorinë e Parë apo jo.

Por, edhe nëse ia del të fitojë këtë sfidë, Vllaznisë B do i duhet të presë verdiktin nga Superiorja.

Nëse, skuadra e parë bie në Kategorinë e Parë, atëherë Vllaznia B zbret automatikisht në Kategorinë e Dytë.

Ndërkaq, pas ndeshjes së djeshme, trajneri i Vllaznisë B, Admir Mehja tha: “Djemtë u munduan të japin maksimumin, por fati nuk deshi.

Do të ishte shumë i mirë barazimi për neve, pasi do të siguronim direkt, por tashmë po mendojmë për ndeshjen që do të luajmë me Orikumin. Gjithsesi, vëmendja jonë është e përqendruar te Vllaznia A”.