Humbja e sotme 2-0 përballë Liverpulit ishte një lajm tronditës për Mançester Sitin dhe trajnerin Pep Guardiola, me “qytetarët” që duket se janë zhytur në një krizë të thellë rezultatesh.
.
Pas ndeshjes, tifozët e kuq të Liverpulit, ngacmuan teknikun spanjoll duke kënduar “Nesër do të shkarkohesh”.
Guardiola u kundërpërgjigj duke u treguar me shenjën e 6 gishtave të dorës se ka fituar 6 tituj të Premier Ligë si trajner i Sitit.
Ky moment është bërë viral në rrjetet sociale.