Në Shkodër tashmë të gjithë janë të fokusuar tek ndeshja e së shtunës, ajo që Vllaznia do të luajë në Laç e cila do të mbyllë edhe fazën e tretë të kampionatit.
Padyshim që tifozët shpresojnë në një rezultat pozitiv të kuqebluve, por ndërkohë edhe specialistë të futbollit janë të mendimi se ata mund t’ia dalin. Njëri prej tyre është ish- futbollisti i Vllaznisë Edmond Doçi i cili ka dhene mendimin e tij per “Shkodra Sport” ne lidhje me kete ndeshje.
Janë dy skuadra të forta dhe rivale të denja për njëra- tjetrën. Vërtetë Vllaznia nuk ka fituar dhe madje as barazuar në dy takimet e luajtura përballë Laçit. Por nëse i referohemi ndeshjes së dytë në mes këtyre dy skuadrave të luajtura në Shkodër, Vllaznia ka luajtur më mirë sesa ky kundërshtar.
Vërtetë ajo pësoi e para gol, por arriti të barazonte dhe më pas të gjithë prisnim golin e avantazhit të skuadrës shkodrane, erdhi goli i dytë për Laçin me anë të një kundërsulmi. Janë gjëra që ndodhin në futboll, por më duhet ta them se Vllaznia pat bërë një ndeshje të mirë.
Dhe nëse Vllaznia bën edhe të shtunën po atë lojë, jam shumë i bindur se ka për t’ia dalë me sukses për të marrë një rezultat pozitiv”- ka deklaruar ish- futbollisti i saj Edmond Doçi./SHKODRA-SPORT.COM/