Ish-futbollisti i Vllaznisë, Edmond Doçi, ka analizuar paraqiten e kuqebluve gjatë këtij sezoni me shumë ulje ngritje.

“Kampionati është i gjatë, por ajo që ka shqetësuar më shumë ekipin mendoj se është cilësia e organikës. Merkato nuk ka qenë cilësore dhe kjo situatë është reflektuar edhe në fushë”, komenton Edmond Doçi.

Sipas tij, sezoni mbetet ende i gjatë dhe skuadra ka një rrugë të gjatë përpara për të rikuperuar sa më shumë terren. “Shpresoj shumë se mangësitë në cilësi, skuadra t’i kompensojë duke luajtur me futboll grupi dhe me grintë”, ka deklaruar Doçi.

Ai shton se strategjia për rinovimin e ekipit është e duhura, ndërsa kuqeblutë duhet të reagojnë në fushën e lojës e sinjalet e para i kanë dhënë.