Terbuni i Pukes u ndertua me buje per qene nje nga ekipet pretendente per ngjitjen ne Superlige, por realisht eshte shume prane zones se ftohte dhe rrezikon renien nga kategoria. Nje situate aspak normale sepse jane shpenzuar shuma te konsiderueshme nga Bashkia e ketij qytetit dhe mungesa e rezultateve akuzohet se vjen nga mosmenaxhimi i duhur i ekipit.
Nje akuze te tille e ka bere Rrok Dodaj, kandidati per kryetar i Bashkise se Pukes. Ne shpalosjen e programit te tij te sportit ka sulmuar vellezerit Gjonaj, teksa njeri eshte kryebashkiaku president Gjon Gjonaj dhe tjetri, drejtori teknik Viktor Gjonaj. Ja çfare shkruhet ne programin e Dodajt:
“Gjatë këtyre viteve sporti në Pukë është përqëndruar tek ekipi i Futbollit “Tërbuni“, duke lënë në harresë sportet tradicionale, për të cilat Puka ka një emër dhe reputacion konkurues në kompeticione kombëtare.
Braktisja e këtyre sporteve është dëshmi e qartë e mungesës së vizionit për zhvillimin e këtyre disiplinave si dhe nxjerr në pah një aspekt tjetër të mënyrës se si e shohin në perspektivë qasjen ndaj kësaj fushe drejtuesit dhe menaxhuesit e tyre.
Futboll Klub “Tërbuni“ është krenari e çdo pukjani, dhe si i tillë askush nuk mund të përvetësojë historikun e këtij ekipi, i cili shpeshherë vitet e fundit është përdhosur për mënyrën se si është trajtuar, duke i dhënë profilin e një formacioni që veshin bluzat dhe luajnë për rezultatet e vëllezërve menaxherë (njëri president, tjetri drejtor teknik).
“Presidenca“ ia ka borxh tifozerisë dhe qytetarëve llogaridhënien për shndërrimin e këtij ekipi në seleksion futbollistësh, të cilët kanë krijuar perceptimin tek tifozeria se nuk interesohen për garën, por më shumë për kalkulime që i shërbejën interesave okulte të drejtuesve të tyre, të cilët e shohin këtë sport si burim dhe mjet përfitimesh për biznesin dhe familjarët e saj. Koha e eksperimenteve dhe allishverisheve me sportin në Pukë do marrë fund.
Kemi detyrimin ligjor dhe obligimin moral dhe qytetar për krijimin e politikave të mirëfillta që nxisin zhvillimin e sporteve duke u mbështetur në talentet vendase, duke i promovuar dhe duke u krijuar kushtet e duhura. Sportdashësit dhe qytetarët pukjanë, e dinë se si paratë e shpenzuara për rrogat e futbollistëve, të stafit, akomodimi në hotel etj, ndonëse vijnë nga taksat e tyre, adresohen dhe kanalizohen dukshëm për në xhepat e presidencës.
Ne do e zhvillojmë sportin, disiplinat e ndryshme do kenë gjithë mbështetjen maksimale, talentet do subvencionohen dhe do stërviten në kushte optimale, infrastruktura sportive do jetë e niveleve bashkëkohore, të gjitha këto janë pjesë e prioritetit dhe vizionit tim për sportin”./SHKODRA-SPORT.COM/