Dita e sotme ka qene e veçante per basketbollistin e Vllaznise Dode Lekndreaj, Ai ka patur tre gezime ne nje dite, çka padyshim do te mbetet gjate ne mendjen e tij.

Me 21 prill eshte dita e lindjes se tij dhe per kete arsye, sot ka festuar 23 vjetorin e tij te lindjes. Dite kjo qe perkoi edhe me Festen e Pashkes dhe per kete arsye, ne familjen Lekndreaj sot ka qene diçka shume e veçante.

Si per ta bere edhe me te bukur kete date, Vllaznia, pjese e te ciles eshte Doda, ka fituar sot ndaj Invaders ndeshjen e pare te play-out ku ai ka dhene kontributin e tij ne kete sukses.

Padyshim qe keto tre gjera e kane bere ate te ndihet mire dhe sonte me siguri qe do te jete duke festuar deri vone. Ne fakt e meriton sepse pavaresisht problematikave qe ka hasur Vllaznia gjate ketij sezoni, ai ka qene nder basketbollistet me stabel ne lojen e tij. Gazeta “Shkodra Sport” i uron edhe 100 vite te tjera te lumtura atij dhe padyshim nje karriere edhe me te sukseshme ne te ardhmen.
© shkodrasport.com