Nga Prelë MILANI
Dodë Tahiri është një personalitet gjurmëlënës i botës së futbollit shqiptar, djaloshi me guxim të pa shoq dhe shpirt atdhetari, sportisti shembullor me të cilin fillon alfabeti i portjerëve të kombëtarës sonë. Njeriu që luftoi për Shqipërinë edhe në grykën e llogorit edhe në qilimin e blertë të futbollit, aty ku këndohet hymni kombëtar dhe fanella sportive ka ngjyrën e flamurit. Ai lindi në Pecaj të Dukagjinit në 27 nëntor 1918.
Mbeti jetim që në moshë fare të mitur, vëllai i vetëm të dy motrave të tjera, njëra nga të cilat erdhi në jetë nga martesa e dytë e Tahir Xhurit me një shkinë Podgorice sa e hijshme aq e dhimbshme e plot vyrtyte e cila iu bë Dodës si nënë e vërtetë jo si njerkat e zakonshme.
Doda në Podgoricë u rrit edhe u arsimua, duke marrë një formim të mirë para universitar dhe mbi të gjitha iu dha mundësia të merrej me sport qysh në moshë të vogël.Vitet kaluan si pa u ndier, ndërsa Doda lëshonte shtat si picaku në pyll dhe pa shumë zhurmë, pa shumë bujë zuri vend në portën e “Buduçnostit” të Potgoricës ekipit më shquar malazez, duke marrë pjesë rregullisht në aktivitetet të demdura sportive në Potgoricë, Cetinë, Split, Lubjanë, Tivar, Lazarovec, deri në Beograd.
Kanë thënë për Dodë Tahirin:
“…Me 1 janar 1935 po udhëtonim për në Kotorr me ekipin e “Buduçnostit” me një kamjon. Kur në qoshe të kabinës së kamjonit ishte strukur edhe Doda. Fituam 2:0 Tahiri e mbrojti shkëlqyshëm portën e”Buduçnostit. Nga një ndeshje në tjetrën, fitoi simpatinë e futbollistve dhe sportdashsve. Në se ishte bujtës në familjet e shumë simpatizanve të ekipit, por edhe më shumë se kudom në familjen time”…
Millan Rajçeviç
“…Fatin e përcaktimit të titullit kampion do ta përcaktonte vija e mesme dhe portjeri Dodë Tahiri. një ruajtës besnik dhe ekspert i rrjetës…Portjeri shkodran në këtë kampjonat eshtë ndodhur në një formë të shndritshme…”
Anton Mazrreku
“…Duke qënë si lis i gjatë bllokonte portën tërësisht, aq sa porta përpara sulmuesve kundërshtar dukej sa një vrimë gjilpëre. Eja të shohësh në portë kësi kolosi…nuhatës i mirë, i pjekur i matur dhe përceptues i kohës dhe i radhës së sulmeve kundërshtare”.
Ismet Bellova
Dodë Tahiri nuk ishte sportist i thjeshtë, por mbi të gjitha këmbngulës për fitore dhe drejtues i aftë në lojë i ekipit dhe sidomos strateg do të thonja në mbrojtje.
Bimo Fakja Kampjon i madh i futbollit shkodran e kombëtar
Dodë Tahiri kishte lindur për të luajtur futboll prandaj e meritoi të ishte kampjon i Vllaznisë dhe Kombëtarës, portjer i “Cetinës”, “Buduçnostit” dhe “Hajdukut”.
Pal Mirashi Mjeshtër i Merituar i Sportit
“Doda ka rast t’i tregojë publikut që gjendet në formë të shkëlqyeshme dhe muri i pakalueshëm i portës shkodrane. U dallua Doda për pritjet e mrekullueshme Gjeloshi në mënyrë të posaçme për lojën korrekte dhe Smajli”.
“Sporti shqiptar”, 27 gusht 1946.
“Në ndeshjen me Bullgarinë, në minutën e 44 futbollisti Leskov, në një largësi prej 20 metrash gjuan fort, Doda me një hedhje vertetë të bukur prêt topin që ish ba gati me prekë rrjetën”.
“Sporti në Shqipërinë e re, 9 tetor 1946.
Të veçantat e jetës së Dodë Tahirit:
Dodë Tahiri qëllon me bomba dhe u arratiset gjermanwve:
Doda qe bërë i famshëm në shkurt të vitit 1944 kur u pati hedhur një granatë patrullës gjermane që po e shoqëronin për në gestapo.
Bashkohësi, miku dhe kolegu i Tahirit, Zyhdi Barbullushi në librin e vet “Një jetë mes sportit dhe artit, duke na sjellë kujtimet e tija, të Ernest Helepjanit, Ndrekë Gjergjit, Marash Hajatit, përshkruan “aventurën” sa trimërore, spektakolare dhe dramatike të Dodës.
“Në postën e vjetër, karshi shtëpisë së vëllezërve Darragjati, ka qënë një lokal, në vitrinën e të cilit lexohej ky shkrim: ”Lokal i lejum vetëm për gjermanët”, kopri foko ( qarkullim i ndaluar);ishte i lejuar edhe për kosovarët, që ishin në gestapo. Në një rast, hyn në lokal Dodë Tahiri, i shoqëruar nga vëllai i Cin Nikës, ish futbollist me Lezhën.
Sipas Ernest Helepjanit, Doda duke pirë, ia ka marrë një kënge sllave. Aty qenë disa kosovarë të gestapos, të cilët i thanë që të mos këndonte këngë sllave, por Doda vazhdoj në të tijën. Pas pak minutash, kosovarët i çojnë dy gjerman të veshur me uniformën e gestapos, të cilët e urdhërojnë Dodën dhe shokun e tavolinës që të dalin jashtë lokalit.
E kontrollojnë dhe i gjejnë në trup një parabel gjerman, ndrkoh që në kofshën tjetër, kishte të fshehur edhe një parabel tjetër dhe dy granata. Pra njërën armë ia morën e tjetra i mbeti. Po kështu i mbetën edhe dy granatat. Gjermanët e gestapos u revoltuan dhe e morën përpara, për ta çuar në burg. Në momentin kur po kalonin përpara Profekturës së Shkodrës, Doda lëshon njerën nga granatat.
Gjermanët humbën toruan, çka i dha mundësi Dodës e shokut të tij t’u humbnin nga sytë. Kështu ai mes alarmit iku nga Lagjia Perash, tek Xhamia e Kuqe, në Qafhardhi, Tepe e drejt Gomës së Harapit.
Meqë ndjente dhimbjen e plagve, që kishte marrë nga shpërthimi i bombës lrohet nga disa plaçka, që kishte me vete, madje hellë edhe rripin e fishekve, vihet sërisht në rrugë për në Kuç e Vukatanë dhe më në fund pas një rrugtimi të gjatë e të mundimshëm, mbrrinë në Dukagjin dhe behet pjes LNÇ.
2-Partizani sportist:
Fill pas çlirimit fillon Kampionati Kombëtar i Futbollit, një paradoks i veçantë, ai qe deri dje ishte i veshur me uniformën e partizanit tani do të vishte një tjetër uniformë, do të vishte fanellën e portjerit të “Vllaznisë”, fare pak më vonë edhe atë të Përfaqësueses për t’u shpallur kampjon i dyfishtë.
Gazeta “Sporti” e 15 gushtit 1945 në prag të kampionatit shpaloste titullin “Shkodranët kanë namë në rrekorde”! “Skuadra shkodrane i është përveshë një rekordi të veçantë ka zhvillue 6 ndeshje pa pësuar asnjë gol, ka shënue plot 24, ka fitue me Prizrenin 3:0, me Prishtinën 6:0, me Divizjonin e 46 jugusllav 2:0, masandej fiton në Shkodër me Tivarin 6:0, mundë Prishtinën përseri 2:0,” Buduçnostin” e Potgoricës 3:0, ndeshjen e dytë me Divizionin 46 jugusllav 3:0, pra nuk ështe punë e lehtë 540 minuta pa pësuar asnjë e shënue plot 24. (Sporti” 15 gusht 1945) Si fitore legjëndar e kohës për ekipin shkodranë u quajt fitorja ndaj “Hajdukut” të Splidit 2:1 e luajtur me 1 shkurt të vitit 1946 në Shkodër.
”Hajduku” një emër i madh i futbollit jugusllav me aktivitete të dendura ndërkombëtare me rezultate shumë pozitive 21 fitore, 2 barazime dhe vetëm katër humbje të arritura me skuadra me emër të futbollit evropjan.” Fitorja erdhi nga këmbet Met Vasisë e Hamdi Bakallit që shënuan ata dy gola mbresëlënës, erdhi nga këmbet e Sllave Llëmbit, por ruajt edhe e duart sigurta të Dodë Tahirit”.
I famshmi “Spartaku” i Moskës mbrrinë për një turne miqësorë në Tiranë, takimin e parë e zhvilloi me “Përfaqësuesën e Veriut” me 28 prill 1946 .Dodë Tahiri gardjani i Veriut, ndonëse pësoi tre gola u shqua për pritjet e tij të guximshme përballë lojës së shkëlqyer e plot klas të sovjetikve që dominuan gjithçka sidomos në pjesën e parë. Në minutën e 31 Doda. detyrohet të largojë me grushta rrezikun fatal…
Në minutën e 37 Solnikov jep një bombë të tmerrshme në portën e Veriut. Doda pret me mjeshtri të rrallë. Nuk kalon as një minutë dhe Doda gjendet përseri përballë një shuti të fortë Konovit” (Anton Mazrreku “Sporti” shqiptar 28 prill 1946)
3-Kampion kombëtar në hedhje gjyle:
Me 30 shtator 1946 zhvillohet në Tiranë kampionati i atletikës së lehtë në të cilin merr pjesë edhe skuadra e “Vllaznisë” e pëfaqësuar në disa gara nga Dodë Tahiri. Në ketë pjesmarrje Tahiri shquhet mbi të gjithë pjesmarrsit dhe shpallet kompjon në garën e hedhjës së gjylës.”
4-Kampion Kombtar në kampionatin e viti 1945 :
“Vllaznia dhe Tirana pasi kishin zënë vendet e para në krye të grupeve të tyre takohen me 1 janar 1946 në takimin e parë final për të diskutuar titullin kampjon mes tyre. Si takimin e parë si takimin e dytë “Vllaznia”i fiton me të njëjtin rezultat 2:1 duke pasë epërsi gjatë gjithë kohës, u shpallë me meritë kampjone e vendit për herë të parë në historinë e futbollit shqiptarë.
Kronikat e këtyre dy ndeshjeve janë pasqyruar varfërisht nga Sporti”aso kohe i cili shkruante pas ndeshjeves finale se ”Tahiri një portjer i mirë, madje shumë i mirë me 3-4 pritje në ndeshjet e finales kanë qënë nga ato të portjerve të mëdhenj”. Tahiri vëndosë një rekord të veçantë për portjerët shqiptar të atyre viteve 900 minuta pa iu prekur rrjeta”
5-Kampion edhe në vitin 1946:
Kronologjia e ngjarjeve sportive në vitin 1946 është shumë më e ngjeshur, më emocionale, dhe akoma më e suksesëshme per Tahirin .”Vllaznia” nuk do të ndalej përpara askujt, duke fituar të gjitha takimet, zë vendin e parë në grup 32:3 ishte golavarazh i finalistes shkodrane.Pas ndeshjës së madhe e kampionatit, me 23 qershor 1946, “17 Nëntori”- “Vllaznia” 1:5; Anton Mazrreku nënvizonte opinjoni e vet për “Sportin shqiptar”.
Në lojën e dytë gjithë ekipi luajti në mënyrë të shkëlqyer. Është vështirë kujt me ja vu gishtin. Të gjithë zhvilluan lojën ndoshta më të mirë të jetës së tyre. Fenomenale pritja e Tahirit në të vetmëm bombë të vertetë të lëshume në pjesën e dytë nga këmbet e sulmusve Tiranas. Pritje për shkak të Ligjit psikologjok të shoqrimit na përcjellin kujtimin e të pa vdekshmit Rustemof Shkupit. Në finale”Vllaznia” kryen thjeshtë rtualin e zakonshim duke i fituar të dy takimet O.2 dhe 3:0.
Tahiri vetëm me 3 gola të pësuar mbetet një mrekulli që askush nuk mund ta përserisë edhe një herë tjetër.
6-Portjeri i parë i Kombtarës: Me 22 shtator të vitit 1946 kombëtaja jonë e sapo formuar zhvillon takimin e parë zyrtarë me një përfaqësuese të një vendi tjetër. Takimi u zhvillua në Shkodër dhe përfundoi me rezultatin 5:0, për ekipin tonë që shënon edhe fitorën e parë në historinë e saj. Tahiri ishte portjeri i parë i atij njëmbëdhjetshi historik.
7-Kampjon i Ballkanit:
Në Ballkanjadën e vitit 1946, ishte gardjani kryesorë i portës shqiptare, në fitimin e trofeut historik më të madh të arritur deri më sot i cili edhe pas 62 vjetësh mbetet një relike e çmuar e futbollit shqiptar.
8-Me Buduçnostin, Hajdukun dhe Kombëtarën e Malit të zi:
Tahiri u shque në ndeshjet që bëri “Vllaznia me Hajdukun e Splidit me 1 dhe 3 shkurt të vitit 1946. Takimi i parë u fitua nga shkodranët 2:1. loja e skuadrës mike ka qënë krejt e markës “Hajduk. Në vitin 1947 për arsye hasmerie Doda shkon për të jetuar pranë të afërmve të vet në Hot që i është bashkangjitë Malit të Zi.
”Mbas disa muajsh vjen përseri në Tiranë, por kësaj rradhe si portjer i “Budiçnostit të Titogradit me të cilin luan disa sezone, më vonë luan me “Hajdukun” e Splidit” Me shumë interesë është botimi Dr Novak Jovanoviçit të cilit i referohet, histriografi ynë i shquar futbollit shqiptar Besnik Dizdari ku konfirmohet një tjetër rast unikal Dodë Tahiri ka luajtur për ngjyrat e Kombëtrës Shqiptare dhe të Mali të Zi.
Ne ndeshjen Mali Zi -Vojvodinë me 8 qershorit të vitit 1947 Dodë Tahiri ka qënë projtari Përfaqësueses Malazeze që lujti me këtë 11-tësh. Tahiri, Abramoviç, Spajiç, Stanisiç, Methaçeviç, Popoviç, Mugosha, Pajeviç, Habiç, Bozoviç, Çelebiç.
9-Akt heroik e atdhetar në Jugusllavi:
Tahiri, ishte në kulmin pjekurisë sportive dhe pikërisht këtu fillon edhe tatpjeta e tij përfundimtare, ai nuk pranoj të kthehej në Shqipëri pas prishjes së miqësisë Shqiptaro-Jugusllave në vitin 1948, ndonëse nga ana tjetër ndihej krenar që ishte shqiptar dhe nuk pranonte asnjë fyerje pse kishte një emër të tillë.
Në fund marsin e vitit 1951 një ish agjent serb i Naçallnikut e provokon dhe i mburret se me parat e Ferit Cakut kishte vrarë Lush Prelën ish bajraktarin e Shalës prijsin e qëndresës kundër serbo- malazezve në vitin 1915 në Dukagjin së bashku me të dy djemtë e tij. Dodë Tahiri në këtë rast veproi siç bëjnë shqiptarët kur u fyhet sedra dhe krenaria kombëtare.
10-Tahiri krijoi një Vllazni te re në SHBA:
Odiseja dhe kalvari i mundimeve për Tahirin nuk kanë të mbaruar për afro 10 vjet vuan denimin me burg në Jugusllavi. Futbolli për të tani nuk ishte as gjë tjetër veç se një këngë e këputur në mes dhe e kthyer në vaj. Kur doli nga burgu në Jugusllavi Tahiri emigroi në Gjermani dhe më pas në SH .B.A rreth viteve shtatdhjetë.
Në vitin 1981 me emigrantët shqiptarë në Detroid krijon një skuadër futbolli me emrin “Vllaznia”. Vllaznia”, ky emër i shtrejtë që e kujtonte me nostalgji si të parën dhe më të madhën dashuri të jetës së vet. Në rolin e trajnerit u mundua të bashkonte të rinjtë shqiptarë,’t’i orientonte drejt botës magjike të futbollit dhe t’i ushqente me dashurinë për Shqipërinë amtare. Me 28 maj 1988 Tahiri do të vdiste vetvetiu në mënyrë të papritur në moshën 70 vjeçare, për të mbetur i pa harruar në podin e kampjonve më të shquar të futballit tone kombëtarë