Fakti që Lionel Mesi nuk shënoi kundër rivalit direkt për titull Realit është një arsye për tu shqetësuar, por fakti që ylli argjentinas nuk po gjen rrugën e rrjetës në ndeshjet jashte prej tre muajsh përbën me të vërtetë një problem serjoz për katalanasit.
32 vjeçari nuk shënon në transfertë në kampionatin spanjoll prej 1 dhjetorit 2019, në ndeshjen kundër Atletiko Madridit, një ditë para se të fitonte dhe Topin e Artë për herë të 6-të.
Kjo “sëmundje” në transfertë e numrit 10 ka shqetësuar Barcelonën, e cila tashmë ndodhet në një moment të rëndësishëm të sezonit, prandaj ka shumë nevojë që argjentinasi të zhbllokohet.