Elseid Hysaj u dëmtua në miqësoren Norvegji-Shqipëri. Mbrojtësi shkodran doli nga fusha pas një goditje që mori në fushë, duke e patur të pamundur për të vijuar lojën.
Gjithsesi, Hysaj doli pa ndihmën e barelës apo mjekëve, ndonëse duke çaluar.
Ky dëmtim ka alaruar edhe Napolin, siç raportojnë mediat italiane.
Mbrojtësi kuqezi është një titullar fiks te skuadra e Sarrit dhe një mungesë e mundshme e tij në këtë pikë kulmore të sezonit do të ishte një humbje e madhe.
Hysaj do t’i nënshtrohet analizave të detajuara për të parë shkallën e dëmtimit, për të mësuar nëse bëhet fjalë për ndonjë lëndim të rëndë ose jo./vipsport/