Elbasani nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 me Vllazninë në “Elbasan Arena”. Por përveç rezultatit ajo që shqetëson më shumë stafin e skuadrës së Elbasanit është dëmtimi i një prej lojtarëve.

Bruno Telushi la i dëmtuar fushën e lojës që në minutën e 11-të të pjesës së parë. Një situatë kjo që alarmon Roberto Bordin. Futbollisti pritet që në ditët e ardhshme të bëjë vizitat mjekësore për të mësuar më pas edhe shkallën e dëmtimit.

Te verdheblutë shpresojnë dhe kryqëzojnë “gishtat” që veterani të mos ketë ndonjë dëmtim serioz, pasi është një elemen kyç në formacionin e italianit.

Pauza e kampionatit për shkak të sfidave të Kombëtares mund të shfrytëzohet në maksimum nga Telushi për t’u rikuperuar dhe tashmë do të jetë në “luftë” me kohën për rikthimin e tij në fushën e lojës.