Ne mes qindra pjesmarreseve ne veprimtarine nderkombetare “European Master Athleties ” qe u zhvillua ne stadiumin Loro Borici nga 23-26 Maj ishte edhe atleti Daniele Cutrupi qe perfaqesonte Italine per moshat 30-35 vjec. Atleti i perfaqesueses italiane ishte se bashku me kampionim europian ne garen 800 m Master 55 Hassan El Azzouzzi.

Daniele eshte dhenderr Shkodre dhe prandaj ardhja e tij ne kete qytet ishte nje arsye me shume per te qene i suksesshem dhe ne fakt ia doli.
Mbas perfundimit te gares 800 m per moshat 35-40 vjeç ku Kuperti ndau ne finish vendin e trete zhvilluam kete interviste.

– Pas shume garave “Indoor” tani keni realizuar edhe objektivin per te marre pjese ne kampionatin e Italise qe zhvillohet ne fund te muajit qershor, por moret pjese edhe ne kete miting nderkombetar te veteraneve ne Shkoder. Pse vendoset keshtu?

E kisha me shume deshire nje pjesmarrje te tille e sidomos ne Shkoder, ku kisha nje informacion te plote per sukseset e klubit Vllaznia ne sportin e atletikes, si per meshkuj dhe per femra. Bile permes miqve te mi nga ky qytet jam njohur edhe ne emra te trajnereve shume te sukseseshem edhe ne arenen nderkombetare si Vildan Tufi, Gezim Mema, Isak Bala etj. Ishte shume kenaqesi qe ne organizimin e e ketij aktiviteti ishte dhe vajza e te ndjerit Prof. Vildanit, Kledia Heta Tufi, pedagoge ne Universitetin “Luigj Gurakuqi”.

– Ju zhviluat garen ne diten e pare duke patur konkurrent nga Afrika, Azia etj, ballafaqim ky jo i zakonshem ne garat qe keni zhvilluar ne Milano ku jetoni e qytetet e tjera te Italise…

Ky ishte nje rast i veçante pasi fituesit e vendit te pare e te dyte, ishin pikerisht Shaween Mohamed i Arabise Saudite dhe Chris Lamb i Britanise se Madhe te cilet kishin nje karriere te pasur sportive qe ne fillimet e aktivitetit sportiv, veçanerisht per garen e 800 metrave.


-Rivalizuat me sukses me dy kundershtaret per nje nga vendet e para?

Sidomos ne 50 metrat e fundit e deri ne finish rivaliteti ishte i madh, por vendi I trete dhe medalja e bronzit per mua ishte nje sukses, duke patur parasysh faktin se koha qe shenova 2’05” sek ishte koha me e mire qe kam arritur ne kete sezon.


-Çka ju inkurajon qe ne Kampionatin e Italise pas nje muaji te pretendoni per nje vend nderi?

Sigurisht duke vazhduar stervitjet me nje temp me te madh pa perjashtuar edhe pjesmarrjen ne ndonje gare rurale.


– Ne pjesnarrjet ne moshen me te re ne garen tuaj te perferuar 800 m keni shenuar nje kohe qe per ju eshte si rekord personal.

Po, ne vitin 2014 ne kategorine e pergjitheshme kam fiksuar kohen 1’57”, çka enderroj ta perseris ne Kampionatin e Italise kete vere.

– Gjate qendrimit tre ditor ne Shkoder ju kemi pare edhe ne shoqeri me atlete shkodran duke shkembyer pervojen sportive…

-E vertete kjo, njohja ne ambientet e stadiumit “Loro Boriçi” me shume atlete nga Europa, Afrika, Japonia e vendet arabe me dha mundesi qe te afroja miqesine me atletin shkodran Diamant Poja i cili ne garen 100 m zuri vendin e dyte.


-Mbresat nga ky aktivitet, i pari i juaji me perfaqesuesen e Italise, do mbeten nje kujtim i bukur?

Pa dyshim qe nga organizimi i ketij eventi qe ishte nje pervoje e mire per atletiken shqiptare, kushtet optimale ne ambientet e stadiumit, si dhe njohja me disa relike me vlera historike e turistike si Kalaja Rozafa, Shiroka e Zogaj buze Liqenit te Shkodres, apo me vlerat artitektonike te shetitores Kol Idermeno mua dhe prinderve te mi qe vinin per here te pare ne Shkoder dhe mbeten shume te kenaqur.