Partizani ka mposhtur Laçin me rezultatin 1-0, në sfidën e zhvilluar në “Elbasan Arena”, falë golit të Jasir Asanit në minutën e 26-të. Një fitore e merituar për të kuqtë, të cilët ishin dominues në pjesën më të madhe të ndeshjes, duke krijuar volum loje.

Me triumfin e sotëm, Partizani ngjitet në kuotën e 25 pikëve, duke u shkëputur në +4 nga vendi i dytë që mbahet nga Laçi.

Për sa i përket kurbinasve, kjo ishte humbja e dytë për trajnerin Cungu, në krye të bardhezinjve. Laçi është pozicionuar në vendin e 5-të me 19 pikë në 13 ndeshje.

Sfidën e radhës të kuqtë do ta luajnë në transfertë ndaj Bylisit, ndërkohë që Laçi do të presë Flamurtarin në shtëpi.

FT| PARTIZANI – LAÇI