Bylisi vazhdon gjendjen “e përgjumur” me të cilën e ka gjetur viti 2020 dhe ditën e sotme Vllaznia ka mundur t’i heqë fitoren nga duart.
Skuadra e trajnerit Dovedan ka krijuar lojë gjatë gjithë ndeshjes, por është treguar hezituese në mbrojtje dhe ka pësuar dy gola naiv, me ndeshjen që përfundoi 2-2.
Pas përballjes shumë i zhgënjyer është shfaqur trajneri i ballshiotëve. Dovedan ka kritika ndaj gjithë skuadrës dhe në fjalën e tij të shkurtër vihet re nervozizmi për dy golat e pësuar, të cilët sipas tij, nuk i pësojnë as fëmijët.
“Pësuam shumë lehtë dy gola. Këta gola nuk i hanë as fëmijët e vegjël. Kam kritika për të gjithë skuadrën. Për golin e anuluar unë tani nuk mund të them asgjë.
Unë nuk mund të gjykoj as arbitrat askënd. Ashtu e kanë gjykuar ata dhe ashtu kanë vepruar”, u shpreh Dovedan. /vipsport/