Eshte i ri ne moshe, por ka vite qe trajnon ekipe te ndryshme moshash. E kemi fjalen per Donaldo Larin, njeriun qe ka filluar te stervise femije qe kur ishte 16 vjeç!!! E ka bere prej pasionit te madh per futbollin dhe kete gje, e vazhdon serish.
Lari ne dy vitet e fundit ka qene pjese e FC Basania ku ne sezonin e pare me ekipin U15 arriti nje rezultat shume te mire duke e ngjitur ate ne kategorine Superiore te futbollit shqiptar.
Ne sezonin e kaluar nderkohe, iu besua ekipi U17 me te cilin pati serish nje ecuri shume te mire, shkoi deri ne fazen play-off dhe ishte shume prane ngjitjes edhe te tij ne kategorine superiore. Por fundi i sezonit te kaluar, duket se eshte shoqeruar edhe me mbylljen e bashkepunimit me FC Basanian.
Por kjo nuk do te thote se Lari do te qendroje shume kohe pa ekip. Burime te ndryshme per “Shkodra Sport” bejne te ditur se drejtuesit e KF Murlani i kane bere nje oferte per te drejtuar ekipin U19 te tyre dhe tashme pritet pergjigja e trajnerit.
Nje pergjigje qe duhet te vije brenda pak ditesh sepse ekipi do te filloje stervitjen. Tek Murlani besojne ne aftesite e ketij trajneri, prandaj dhe duan ta kene pjese te tyre ne sezonin e ri. Gjithçka ne lidhje me kete gje, do te mesohet vetem brenda pak ditesh./SHKODRA-SPORT.COM/