Xhanluixhi Donaruma po mendon të bëjë atë që për shumë tifozë të Milanit do të ishte tradhtia më e madhe në histori. Portieri italian, i cili i bëri mbështetësit kuqezinj armiq kur vendosi të largohej në drejtim të PSG-së, tani raportohet se po mendon t’i bashkohet… Interit.
Sipas “Tuttosport”, Donaruma ka dëshirë të kthehet ne Itali, më saktësisht në Milano, qytet me të cilin është i lidhur dhe ku dëshiron të vazhdojë të jetojë. Ai ka humbur vendin e titullarit te klubi francez dhe divorci në verë është mëse i mundshëm meqë nuk është folur asnjëherë për rinovimin e kontratës që përfundon në 2026.
Gazeta italiane thekson se kjo ka hapur rrugët e një skenari të pamendueshëm deri pak kohë më parë, me Donarumën i cili e ka të pamundur të kthehet te Milani, pasi është armik i tifozëve, por jo te Interi.
Zikaltrit janë ata që duhet të mendojnë për të ardhmen pas Zomer dhe afrimi i Donarumës për ta do të ishte një fitore edhe ndaj kushërinjve në qytet.