Xhanluixhi Donaruma është një nga portierët më të mirë në botë, i cili me paraqitjet e treguara ka tërhequr vëmendjen e ekipeve të mëdha.donaruma
Një nga klubet që flitet prej kohës se interesohet për portierin italian, është Juventusi. Thuhet se bardhezinjtë e pëlqejnë shumë 20-vjeçarin dhe pritet të nisin sulmin në merkaton e verës, Megjithatë për t’i shuar këto zëra, ka menduar drejtori sportiv i bardhezinjve, Fabio Paratiçi.
Ky i fundit në një intervistë të dhënë para ndeshjes së sotme, është shprehur: “Unë mund t’iu njoftoj të gjithëve, se në verë nuk do të marrim asnjë portier dhe e kemi marrë vendimin prej kohësh.
Jemi shumë të lumtur me Sheznin, ai është një nga më të mirët në botë.”, u shpreh Paratiçi.